HISTORIKU

Kompania "FITORJA" është themeluar në vitin 1990, nga z. Tahir Maloku i cili është njëherësh edhe pronar legjitim i kompanisë. Kompaninë "FITORJA" Z. Maloku e ka themeluar me kapitalin e tij vetanak, madje edhe sot ai është pronar i vetëm me 100% të aksioneve.
Sot kompania numëron 130 punëtorë të përgatitjeve të ndryshme profesionale, dhe synon që këtë numër ta rrisë gradualisht.

 

FILOZOFIA E BIZNESIT

Klientët:
>
Kompania "FITORJA" beson se do të jetë e suksesshme vetëm atëher kur klientët tanë janë të kënaqur me shërbimet tona.

Stafi:
>
Sukseset e kompanisë "FITORJA" janë meritë e stafit, i cili është profesional dhe përherë kontribuon me suksese të reja në favor të klientëve.

Teknologjia:
>
Synimi kryesor i yni është pajisja me teknologji të reja dhe aplikimin e metodave të reja të punës, gjithmonë në të mirë të klientëve tanë dhe bizneseve të tyre.

Bashkëpunimi:
>
Kompania "FITORJA" inkurajoon bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet kompanive lokale dhe atyre ndërkombëtare, dhe punon me partnerë vendor dhe ndërkombëtarë për të mirë të klientëve të saj.

Rritja:
>
Kompania "FITORJA" parasheh rritjen por gjithmonë duke u bazuar në kërkesat e klientëve.

 

> Gjithmonë ruajtja dhe qasja me sinqeritet ndaj klientëve.
> Sigurimi i një mjedisi sfidues dhe atmosferë ekipore midis punonjësve.
> Sigurimi i një shtëpie për anëtarët e stafit ambicioz me mundësi të avansimit, gjithmonë në të mirë të klientit.
> Ruajtja e një mjedisi i cili është i favorshëm për të menduarit inovativ dhe gjetjen e zgjedhjeve të problemeve.
> Duke pretenduar të arrijmë perfeksionim drejt majave më të larta të suksesit.
> Kultivimi i një kulture të unifikuar brenda Kompanisë.

 

Misioni

Kompania "FITORJA" dëshiron të ofrojë këshilla të ekspertëve dhe zgjidhje ideale në fushën e ndërtimit, duke filluar nga: projektimi, kalkulimi detal, furnizimi dhe ekzekutimi i projekteve.

Vizioni

Kompania "FITORJA" synon që të njihet si: Eksperte në fushat e ndërtimtarisë së ultë dhe të ndërtimtarisë së lartë. Sisteme të avansuara teknologjike, të orientuara për zgjedhje praktike për klientët.

Partner i zgjedhur dhe i sinqertë për klientët tanë duke përfshirë:

> Shërbime të sinqerta dhe korrekte, rritjen e vlerave për projektet e klientëve.
> Duke qenë gjithmonë të denjë të fitojmë besimin e klientëve, duke mbajtur gjithmonë përgjegjësinë për veprimet tona.