Rreth nesh
HISTORIKU
Kompania "FITORJA" është themeluar në vitin 1990, nga z. Tahir Maloku i cili është njëherësh edhe pronar legjitim i kompanisë. Kompaninë "FITORJA" Z. Maloku e ka themeluar me kapitalin e tij vetanak, madje edhe sot ai është pronar i vetëm me 100% të aksioneve.
Sot kompania numëron 130 punëtorë të përgatitjeve të ndryshme profesionale, dhe synon që këtë numër ta rrisë gradualisht.
FILOZOFIA E BIZNESIT
Klientët:
- Kompania "FITORJA" beson se do të jetë e suksesshme vetëm atëher kur klientët tanë janë të kënaqur me shërbimet tona.
Stafi:
- Sukseset e kompanisë "FITORJA" janë meritë e stafit, i cili është profesional dhe përherë kontribuon me suksese të reja në favor të klientëve.
Teknologjia:
- Synimi kryesor i yni është pajisja me teknologji të reja dhe aplikimin e metodave të reja të punës, gjithmonë në të mirë të klientëve tanë dhe bizneseve të tyre.
Bashkëpunimi:
- Kompania "FITORJA" inkurajoon bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet kompanive lokale dhe atyre ndërkombëtare, dhe punon me partnerë vendor dhe ndërkombëtarë për të mirë të klientëve të saj.
Rritja:
- Kompania "FITORJA" parasheh rritjen por gjithmonë duke u bazuar në kërkesat e klientëve.
- Gjithmonë ruajtja dhe qasja me sinqeritet ndaj klientëve.
- Sigurimi i një mjedisi sfidues dhe atmosferë ekipore midis punonjësve.
- Sigurimi i një shtëpie për anëtarët e stafit ambicioz me mundësi të avansimit, gjithmonë në të mirë të klientit.
- Ruajtja e një mjedisi i cili është i favorshëm për të menduarit inovativ dhe gjetjen e zgjedhjeve të problemeve.
- Duke pretenduar të arrijmë perfeksionim drejt majave më të larta të suksesit.
- Kultivimi i një kulture të unifikuar brenda Kompanisë.
Misioni
Kompania "FITORJA" dëshiron të ofrojë këshilla të ekspertëve dhe zgjidhje ideale në fushën e ndërtimit, duke filluar nga: projektimi, kalkulimi detal, furnizimi dhe ekzekutimi i projekteve.
Vizioni
Kompania "FITORJA" synon që të njihet si: Eksperte në fushat e ndërtimtarisë së ultë dhe të ndërtimtarisë së lartë. Sisteme të avansuara teknologjike, të orientuara për zgjedhje praktike për klientët.
Partner i zgjedhur dhe i sinqertë për klientët tanë duke përfshirë:
- Shërbime të sinqerta dhe korrekte, rritjen e vlerave për projektet e klientëve.
- Duke qenë gjithmonë të denjë të fitojmë besimin e klientëve, duke mbajtur gjithmonë përgjegjësinë për veprimet tona.
ZYRA QENDRORE
ADRESA: Ferizaj
RRUGA: Driton Islami
NUMRI KONTAKTUES: +383 - 49 755 200