President i Kompanise
Kompania “FITORJA” është ndërtuar me punë dhe dashuri, kualitet dhe sinqeritet, andaj është ruajtur
dhe do të ruhet me xhelozi nga unë dhe pasardhesit mi.
Kompania “FITORJA” është ndërtuar me punë dhe dashuri, kualitet dhe sinqeritet, andaj është ruajtur
dhe do të ruhet me xhelozi nga unë dhe pasardhesit mi.
Historia e Kompanisë “Fitorja LLC” fillon në vitin 1990, e themeluar nga familja Maloku, e cila zotëron 100% të aksioneve. Aktiviteti i saj gjatë viteve 90 ishte kryesisht prodhimi i tregtisë së rërës së tullave prej betoni. Për një periudhë 4-vjeçare “Fitorja SH.PK” është zgjeruar edhe në fushën e ndërtimit, kryesisht në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Sot në vitin 2024 FITORJA SH.PK ofron shërbim në katër shtete të ndryshme me një ekip prej 600 punonjësish në degët e saj në Republikën e Kosovës, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
– Inxhinieri dhe Ndërtimtari (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi)
– Produkte agregate (Uzina e Thërrmuesit në Shqipëri)
– Impiantet e grumbullimit të betonit dhe asfaltit (Kosovë dhe Shqipëri)
– Fabrika e Çimentos (Itali)
– Shitje dhe dhënie me qira e pajisjeve të rënda ndërtimore (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbi) – Transport (në mbarë botën)
– Logjistik dhe furnizim (në mbarë botën)
– Terminalet Doganore (Kosovë)
– Pompat e benzinës dhe shpërndarjen e derivateve (Kosovë)
– Kapaciteti i ruajtjes së karburantit 8,000,000 litra (Kosovë)
– Kontrolli teknik i automjeteve (Kosovë)
– Katering (Restorante në Kosovë)
– Objektet dhe Menaxhimi i kampit (Kampi ynë në Kosovë dhe shërbimet e kampeve në distancë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri)
– Panele Diellore (Kosovë)
– Shërbimet e IT dhe Telekomunikacionit (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria)
– Fuqia Punëtore dhe HR (Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut)
Kompania FITORJA dëshiron të ofrojë këshilla të ekspertëve
dhe zgjidhje ideale në fushën e ndërtimit, duke filluar nga:
projektimi, kalkulimi detal, furnizimi dhe ekzekutimi i projekteve.
Fitorja synon që të njihet si: Eksperte në fushat e ndërtimtarisë
së ultë dhe të nděrtimtarisë së lartë.
Sisteme të avansuara teknologjike, të orientuar për zgjedhje praktike për klientët.
Kompania FITORJA beson se do të jetë e suksesshme vetëm atëher kur klientët tanë janë të kënaqur me shërbimet tona
Sukseset e kompanisë FITORJA janë meritë e stafit, i cili është profesional dhe përherë kontribon me suksese të reja në favor të
klientëve.
Synimi kryesor i yni është pajisja me teknologji të reja dhe aplikimin e metodave të reja te punēs, gjithmonë në te mirë të
klientëve tanë dhe bizneseve të tyre.
Kompania FITORJA inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet kompanive lokale dhe atyre ndërkombëtare, dhe punon me
partnerë vendor dhe ndërkombëtarë për të mirë të klientëve te saj.
Kompania FITORJA parasheh rritjen por githmonë duke u bazuar në kërkesat e klientëve.
Gjithmonë ruajtja dhe qasja me sinqeritet ndaj klientéve. Sigurimi i një mjedisi sfidues dhe atmosferë ekipore midis punonjësve. Sigurimi një shtëpie për anëtarët e stafit ambicioz me mundësi të avansimit, gjithmonë në të mirë të klientit
Ruajtja e një mjedisi i cili është favorshëm për të menduarit inovativ dhe gjetjen e zgjedhjeve të problemeve. Duke prentenduar te arrijmë perfeksionim drejt majave më të larta të suksesit. Kultivimi një kulture të unifikuar brenda Kompanisë.